Vrabotuvanje.com - Konsulent iqos - Shkup dhe Tetovë - ЕКСПАНДА ДООЕЛ
Podijeli
Tweet
Podijeli
Pošalji prijatelju

Konsulent iqos

Shkup dhe Tetovë

Rok prijave:

  • ЕКСПАНДА ДООЕЛ

EXPANDA ËSHTË NË KËRKIM TË ENTUZIASTËVE TË RINJ QË KANË NJË MUNDËSI TË JASHTËZAKONSHME PËR T'U BASHKUAR ME NJË EKIP QË VAZHDIMISHT PO PËRPARON DHE PO RRITET!

Apliko për këtë pozicion dhe bëhu një nga 13 kolegët e rinj në këtë ekip!


 
KONSULENT IQOS

Lokacioni: Shkup dhe Tetovë

Expanda SHPK është një kompani udhëheqëse e shpërndarjes në Maqedoni dhe shpërndarësi ekskluziv i Philip Morris KDP që nga viti 2014. Ekipi ynë i suksesshëm përbëhet nga punonjës që kanë njohuritë, aftësitë dhe aspirojnë të punojnë në ekip dhe të vendosin standarde të larta në kompani me rezultatet e tyre. Aktualisht jemi në kërkim të kandidatëve të motivuar për t'u bashkuar me ekipin e shitjeve të pajisjeve IQOS™/Lil në kategorinë e produkteve me rrezik të ulët të kompanisë Philip Morris International.

Çfarë paraqet IQOS™?
IQOS™ është një produkt revolucionar i kompanisë Philip Morris International i cili, ndryshe nga cigaret e zakonshme që djegin duhanin, punon mbi parimin e ngrohjes së duhanit. Për më shumë informacion rreth produktit, vizitoni faqen e internetit www.pmiscience.com/our-products/platform1 

Si Konsulent IQOS do të jeni përgjegjës për:

  • Rritjen e shitjeve dhe përmirësim të proceseve për partnerët e biznesit IQOS;
  • Koordinim, vizita dhe mbikëqyrje të partnerëve të biznesit nga territori juaj sipas një agjende të paracaktuar;
  • Krijimin e porosive nga partnerët e biznesit;
  • Kontrollimin e inventarit dhe shmangie e OOS (mungesë produktesh në dispozicion);
  • Asistimin në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit të biznesit;
  • Ndihmë dhe trajnim në zbatimin e softuerit të shitjes me pakicë për çdo partner të ri biznesi.

Nëse jeni:

  • Komunikues, bindës dhe i/e orientuar drejt nevojave të konsumatorit;
  • Të orientuar drejt realizimit të rezultateve, të organizuar dhe të strukturuar në punë;
  • Të orientuar drejt inovacioneve dhe teknologjive të reja;
  • Të orientuar nga ekipi me dëshirën për të punuar në një mjedis dinamik.

Dhe keni:

  • Të paktën shkallë IV profesionale (preferohet një diplomë universitare);
  • Njohje të gjuhës angleze (niveli bazë i aftësisë);
  • Njohuritë e MS Office (niveli bazë i njohurive);
  • Patentë shoferi të kategorisë B (shofer aktiv i detyrueshëm);
  • Përvojë në shitje (preferohet në shitje me pakicë).

Ne ju ofrojmë:

  • Kushte të shkëlqyera të punës, mjedis inovativ dhe zhvillim në një ekip dinamik;
  • Fitim mujor neto prej 39.000 DEN + bonus mujor atraktiv deri në 18.000 DEN varësisht nga rezultatet e realizuara;
  • Automjet zyrtar;
  • Orari i punës: 40 orë në javë, prej të hënën deri të premten.


Aplikoni duke dërguar biografinë tuaj personale në Аплицирај веднаш. Afati i paraqitjes së aplikimeve është deri në 15.01.2025.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet brenda afatit ligjërisht të detyrueshëm në varësi të numrit të aplikantëve

Brza prijava
Pošalji prijatelju Isprintaj

USPOREDITE SVOJU PLAĆU

Prosječna plaća u kategoriji
Prodaja (Trgovina) iznosi 22.310 MKD.

Saznaj plaću za željenu poziciju prema svojim kvalifikacijama!

Kreni

Vrabotuvanje.com.mk koristi kolačiće (eng. cookies) kako bi vam pružio bolje korisničko iskustvo. Nastavkom pregleda stranice slažete se sa korištenjem kolačića. Više o tome možete pročitati ovdje