I themeluar në Japoni në vitin 2013, Miniso në mënyrë aktive e hulumton tregun ndërkombëtar dhe si rezultat i kësaj, për më pak se 4 vite hap 2600 shitore. Deri sot ka lidhur marrëveshje për franshizë me më shumë se 60 shtete, duke përfshirë SHBA-të, Kanadanë, Rusinë, Singaporin, Kinën, Hong Kongun, Malajzinë, me rritje të përgjithshme mujore prej 80-100 shitore.
Marka Miniso promovohet nëpërmjet strategjive të saj kyçe, me azhurnimin e prodhimeve në nivel javor, çmimeve të ulëta dhe duke i synuar konsumuesit e prodhimeve inteligjente globale për konsumim të gjerë.
I inspiruar nga moda dhe stili jetësor japonez, Miniso ka 11 kategori me gjithsej mbi 8000 prodhime. Shëndet dhe bukuri, prodhime digjitale, prodhime sezonale, lajf departament, lodra...
Miniso nuk është vetëm markë, por është stil jetësor. Duke u përpjekur paraprakisht t’i parashikoj nevojat e blerësve, u kthehen prodhimeve jetësore dhe klientëve të tyre u ofrojnë prodhime autentike, kualitative dhe lehtë të qasshme.
Miniso përqendrohet në thelbin e prodhimeve, ka kujdes për kualitetin dhe mban baraspeshë mes kualitetit dhe çmimit të prodhimit. Marka ndjek një filozofi të thjeshtë, duke dizajnuar prodhime me çmime përkatëse, duke i marrë parasysh burimet natyrore, mjedisin jetësor dhe riciklimin.
Miniso kujdeset për përgjegjësinë shoqërore ndaj planetit, kafshëve dhe njerëzve dhe kushton kujdes të madh për sigurinë e prodhimeve që i prodhon.
Slogani kryesor i kompanisë është LOVE LIFE, LOVE MINISO. Duaje jetën, duaje Minison.
Franshiza e re e kësaj marke japoneze, për fillim, sallonin e saj të parë e hap në qendrën tregtare RE moll – Tetovë dhe ka nevojë për personel për shitje:
SHITËS - TETOVË
Obligimet përfshijnë:
- Pranim dhe shërbim i të gjithë blerësve të cilët hyjnë në sallonin shitës dhe krijimin e mjedisit të këndshëm dhe të ngrohtë duke përfshirë edhe shërbim të shkëlqyeshëm.
- U përgjigjet të gjitha pyetjeve të parashtruara nga ana e blerësve dhe dhënie të propozimeve nëse situata u lejon atë gjë.
- Mbushje të vitrinës nëse është harxhuar malli.
- Njohje dhe udhëheqje të arkës dhe procedimi i transaksioneve.
- Sjellje profesionale dhe entuziazëm ndaj blerësve.
- Synim drejt qëllimeve të shitjes së shitores.
- Organizimi dhe renditja e prodhimeve pasi që të vjen malli.
- Obligime të tjera nëse është e nevojshme.
Kualifikime:
- Shkollim i mesëm i mbaruar.
- Njohja e së paku dy gjuhëve: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
- Parapëlqehet përvojë e mëparshme në shitje me pakicë. .
- Fjalor i pasur dhe aftësi të mira komunikuese. Aftësi për ndikim mbi blerësit, ekipit dhe menaxhmentit.
- Aftësi për kryerje të llogarive themelore matematikore dhe përdorim të kompjuterëve.
- Të jenë në dispozicion për të punuar në çdo kohë, duke përfshirë mëngjesin, mbrëmjen, fundjavat dhe festat.
Neto rroga fillestare: 16.000,00
NEVOJITEN TETOVARË TË DISPONUAR ME PËRVOJË NË SHITJE DHE TË CILËT SHKËLQYESHËM FLASIN SË PAKU 2 GJUHË (MAQEDONISHT-ANGLISHT-SHQIP), TË GATSHËM TË FILLOJNË ME PUNË NË PERIUDHËN PREJ 25.10 – 10.11
Për kandidatët e zgjedhur është siguruar trajnim kualitativ disa ditësh, orari i punës është sipas punës së qendrave tregtare – 6 ditë pune dhe 1 ditë pushim (në përputhje me Ligjin për marrëdhënie të punës).
Planifikohen shitore të tjera në Shkup...
Kandidatët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit tonë duhet të dërgojnë biografi (CV) nëpërmjet fushës Apliko.