Expanda LLC është kompani lidere për shpërndarje në Maqedoni dhe distributor ekskluziv i Philip Morris TKP që nga viti 2014. Ekipi ynë i suksesshëm përbëhet nga punonjës që kanë njohuri, aftësi dhe përpiqen për punë ekipore, ndaj me rezultatet e tyre vendosin standarde të larta në kompani.
Aktualisht po kërkojmë kandidatë të motivuar për t’iu bashkuar ekipit të shitjeve të pajisjeve IQOS™ me rrezik të reduktuar nga Philip Morris International.
Çfarë është IQOS™?
IQOS™ është një produkt revolucionar i kompanisë Philip Morris International që, ndryshe nga cigaret e zakonshme që djegin duhanin, punon në parimin e ngrohjes së duhanit.
Për më shumë informacione mbi produktin, vizitoni www.pmiscience.com/our-products/platform1
Si ekspert i shitjeve të IQOS™, ju do të jeni përgjegjës për:
- Edukim të duhanpirësve të rritur për IQOS/LIL SOLID në pikën e shitjes;
- Shitjet e pajisjeve IQOS/LIL SOLID dhe produkteve të tjera të ndërlidhura në përputhje me planin e shitjes;
- Mbështetje për përdoruesit dhe për blerësit e pajisjeve IQOS/LIL SOLID;
- Kujdesjen e asortimenteve dhe pajisjet në pikën e shitjes.
Në qoftë se ju jeni:
- Me vendbanim në Strugë ose në komunat përreth
- Komunikues, bindës dhe i orientuar ndaj nevojave të konsumatorëve
- Që synon arritjen e rezultateve, të organizuar dhe të strukturuar në punë
- Të orientuar drejt inovacioneve dhe teknologjive të reja
- Të orientuar drejt ekipit me dëshirë për të punuar në një mjedis dinamik
Dhe ju zotëroni:
- Të paktën shkallën e IV të formimit profesional (preferohet diplomë universiteti)
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe maqedonase
- Njohuri të MS Office (niveli i njohurive bazë);
- Eksperiencë në shitje ose marketing (mundësisht në shitje me pakicë)
Ne ju ofrojmë:
- Kushte të shkëlqyera pune, ambient inovativ dhe zhvillim në një ekip dinamik
- Të ardhurat mujore neto prej 27.675 denarë.
- Orari i punës: 40 orë në javë. Orari i detajuar do të ndahet më tej nga mbikëqyrësi.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj personale në Fast Apply.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 20.03.2023.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet brenda afatit ligjërisht të detyrueshëm në varësi të numrit të aplikantëve.