Vrabotuvanje.com - Këshilltar Teknik i Shitjeve - Скопје - Друштво за производство, трговија и услуги КНАУФ ДООЕЛ Скопје
Сподели
Tweet
Сподели
Испрати на пријател

Огласот не е активен. Пријавувањето е невозможно.

Këshilltar Teknik i Shitjeve

Скопје

Рок за пријавување:

  • Друштво за производство, трговија и услуги КНАУФ ДООЕЛ Скопје

 

 

Këshilltar Teknik i Shitjeve

Knauf:

Knauf angazhohët për mundësinë. Ne e dimë se kjo mundësi duket e ndryshme për secilin person dhe ne jemi krenarë që shohim mundësi tek të gjithë. Ky pozicion i ri emocionues në ekipin e shitjeve mund të jetë mundësia e përsosur e radhës për ju që të ndërtoni një karrierë unike, në një kulturë të udhëhequr nga vlerat me synimin e qartë për ta bërë të nesërmen shtëpi për të gjithë ne.

Ne jemi një prodhues global i materialeve të ndërtimit dhe brenda grupit tonë janë të angazhuar 42.000 punonjësit në 300 lokacione në 90 vende në gjithë botën. Ne ofrojmë mundësi për secilin person me ambicie dhe energji. E vlerësojmë kontributin e të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe kërkojmë që ju të angazhoheni plotësisht dhe me vetëmohim në punën tuaj, duke e pasuruar më tej biznesin ndërsa arrijmë më shumë së bashku në një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Knauf shpknjp Shkup është krenar që është pjesë e grupit Knauf. Ne kemi një trashëgimi 92-vjeçare në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe kemi plane të mëdha për të ardhmen. Shtrirja jonë globale në 90 vende vazhdon të rritet dhe ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar dhe ambiciozë për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona. Të gjithë jemi të udhëhequr nga të njëjtat vlera thelbësore dhe besojmë në potencialin e fuqishëm të kompanive të mëdha për të pasur një ndikim pozitiv në botë.
Aktualisht po kërkojmë një anëtar tjetër të ekipit që të bashkohet me ne në: DEPARTAMENTIN E SHITJES si KËSHILLTAR TEKNIK PER SHITJE.

Detyrat tuaja:

  • Njohuri për karakteristikat dhe cilësinë e sistemeve Knauf
  • Promovimi i sistemeve Knauf në tregun maqedonas
  • Mbështetje teknike për inxhinierët kur përdorin sistemet Knauf
  • Njohuri aktive për profilin e blerësve dhe konkurrencën
  • Organizimi i aktiviteteve promovuese
  • Organizimi i trajnimeve, seminareve dhe prezantimeve për të gjitha grupet e synuara
  • Kujdesi teknik për objektet në të cilat janë instaluar sistemet Knauf

Çfarë dëshirojmë që ju të keni:

  • Diplomë për Fakultetin e përfunduar të Arkitekturës ose Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të ngjashme
  • Njohuri për MS Office
  • Njohuri për Programet grafike CAD
  • Njohuri për gjuhë maqedone
  • Njohuri për gjuhë angleze
  • Njohuri për gjuhë shqipe
  • Patentë shoferi të kategorisë B

Ne jemi të interesuar për ju si person; qëndrimin, sjelljet dhe vlerat tuaja. Për sa kohë që jeni të etur dhe të gatshëm të mësoni gjithçka që ju nevojitet për këtë pozicion pune, ne do të donim të flisnim me ju.

Ne ju ofrojmë:

  • Pagë konkuruese
  • Mundësia e një premie vjetore për rezultatet e arritura
  • Automjet zyrtar
  • Programe dhe trajnime për zhvillimin e karrierës suaj
  • Punë dinamike në një kompani globale me rritje të shpejtë
  • Puna me një ekip profesionistësh dhe individësh që besojnë në integritetin, punën ekipore dhe komunikimin e hapur

Çfarë vlerësojmë?

Ne e vlerësojmë që koha juaj është e vlefshme dhe aplikimi për një punë të re mund të jetë një proces i gjatë - kjo është arsyeja pse ne angazhohemi t'i përgjigjemi aplikimit tuaj brenda pesë ditëve të punës.

Nëse dëshironi të punoni në një kompani ndërkombëtare me mundësi zhvillimi personal dhe profesional, ju ftojmë të dërgoni biografinë tuaj profesionale (CV dhe letër motivuese) jo më vonë se data 12 nëntor 2024 nëpërmjet butonit APLIKACION I SHPEJTË. Kompania Knauf rezervon të drejtën të thërrasë për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga lista e ngushtë.

Shënim: Në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke dërguar aplikacionin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja të ruhen, përpunohen dhe përdoren ekskluzivisht për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje.

Më shumë informacione për të drejtat tuaja për përpunimin e të dhënave, si dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave mund të merrni në adresën e mëposhtme të emailit: info-mk@knauf.com

 

СПОРЕДЕТЕ ЈА ВАШАТА ПЛАТА

Просечната плата во категоријата
Маркетинг, ПР и Медиуми изнесува 28.527 MKD.

Дознај ја платата за посакуваната позиција според твоите квалификации!

Започни

Vrabotuvanje.com.mk користи колачиња (анг. cookies) за да ви овозможи подобро корисничко искуство. Повеќе информации можете да прочитате овде