Vrabotuvanje.com - Ekspert i shitjes IQOS Palma Mall - Tetovë - Tetovë - ЕКСПАНДА ДООЕЛ
Сподели
Tweet
Сподели
Испрати на пријател

Ekspert i shitjes IQOS Palma Mall - Tetovë

Tetovë

Рок за пријавување:

  • ЕКСПАНДА ДООЕЛ

Nëse jeni gati për sfida dhe punoni në një mjedis vazhdimisht në zhvillim dhe po kërkoni një mundësi për të forcuar njohuritë dhe aftësitë tuaja profesionale, atëherë aplikoni për këtë pozicion pune:

 
 
EKSPERT I SHITJES

Lokacioni – Palma Mall - Tetovë
 

Expanda LLC është kompani lidere për shpërndarje në Maqedoni dhe distributor ekskluziv i Philip Morris TKP që nga viti 2014. Ekipi ynë i suksesshëm përbëhet nga punonjës që kanë njohuri, aftësi dhe përpiqen për punë ekipore, ndaj me rezultatet e tyre vendosin standarde të larta në kompani. Aktualisht po kërkojmë kandidatë të motivuar për t’iu bashkuar ekipit të shitjeve të pajisjeve IQOS™ me rrezik të reduktuar nga Philip Morris International.

Çfarë është IQOS™?

IQOS™ është një produkt revolucionar i kompanisë Philip Morris International që, ndryshe nga cigaret e zakonshme që djegin duhanin, punon në parimin e ngrohjes së duhanit.
Për më shumë informacione mbi produktin, vizitoni www.pmiscience.com/our-products/platform1.

Si ekspert i shitjeve të IQOS™, ju do të jeni përgjegjës për:  

  • Edukim të duhanpirësve të rritur për IQOS/LIL SOLID në pikën e shitjes;
  • Shitjet e pajisjeve IQOS/LIL SOLID dhe produkteve të tjera të ndërlidhura në përputhje me planin e shitjes;
  • Mbështetje për përdoruesit dhe për blerësit e pajisjeve IQOS/LIL SOLID;
  • Kujdesjen e asortimenteve dhe pajisjet në pikën e shitjes.

Në qoftë se ju jeni:

  • Me vendbanim në Tetovë ose në komunat përreth;
  • Komunikues, bindës dhe i orientuar ndaj nevojave të konsumatorëve;
  • Që synon arritjen e rezultateve, të organizuar dhe të strukturuar në punë;
  • Të orientuar drejt inovacioneve dhe teknologjive të reja;
  • Të orientuar drejt ekipit me dëshirë për të punuar në një mjedis dinamik.

Dhe ju zotëroni:

  • Të paktën shkallën e IV të formimit profesional (preferohet diplomë universiteti);
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe maqedonase;
  • Njohuri të MS Office (niveli i njohurive bazë);
  • Eksperiencë në shitje ose marketing (mundësisht në shitje me pakicë).

Ne ju ofrojmë:

  • Kushte të shkëlqyera pune, ambient inovativ dhe zhvillim në një ekip dinamik;
  • Të ardhurat mujore neto prej 29.300 denarë + bonus atraktiv mujor deri në 18.000 në varësi të performancës së punës;
  • Orari i punës: 40 orë në javë. Orari i detajuar do të ndahet më tej nga mbikëqyrësi.
 
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj personale përmes fushës së Aplikimit të Shpejtë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 19.04.2025.
 
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet brenda afatit ligjërisht të detyrueshëm në varësi të numrit të aplikantëve.
Брза апликација
Испрати на пријател Принтај

СПОРЕДЕТЕ ЈА ВАШАТА ПЛАТА

Просечната плата во категоријата
Продажба изнесува 22.310 MKD.

Дознај ја платата за посакуваната позиција според твоите квалификации!

Започни

Vrabotuvanje.com.mk користи колачиња (анг. cookies) за да ви овозможи подобро корисничко искуство. Повеќе информации можете да прочитате овде